Sa faj ka Bajerni për “problemet e pazgjidhshme” të Gjermanisë?!

Ish-kapiteni Filip Lahm deklaroi se skuadra që ai pa në Katar ishte si një “pacient i pashërueshëm”. Mbrojtësi i dikurshëm, që fitoi titullin botëror në Botërorin 2014 në Brazil, deklaroi se Gjermania ishte një ekip që nuk u tregua i bashkuar sa duhet për të zgjidhur problemet që i dolën gjatë ndeshjeve. Lahm mori si shembull Argjentinën që u tregua më e bashkuar në çastet e vështira, ndërsa pyetja është nëse ka përgjegjësi Bajerni në këtë krizë të dyfishtë të futbollit gjerman. Skuadra më e madhe e Gjermanisë nuk ka asnjë sulmues tipik, që të furnizojë kombëtaren, ka disa yje ofensivë si Sane apo Gnabri që nuk duken me forcën e karakterit të kampionëve të dikurshëm gjermanë, ndërsa në mbrojtjen bavareze nuk ka asnjë mbrojtës gjerman.

Sfidanti.al