Ronaldo “këput” edhe Piolin

Stefano Pioli pritet të bëhet shumë shpejt trajneri i katërt që largohet nga drejtimi i klubit të Al Nasr që kur Cristiano Ronaldo iu bashkua skuadrës saudite dhe vetë portugezi është përsëri shkaku.

Mediat italiane bëjnë të ditur se marrëdhënia e teknikut italian me portugezin thuajse nuk ekziston më, si pasojë e rezultateve që nuk vijnë apo edhe lojës. Seria prej 2 fitoresh në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, ka lënë Al Nasr larg kreut dhe largimi i Piolit duket i pashmangshëm ndonëse ish-trajneri i Milanit ishte afruar me shumë bujë nga sauditët.

sfidanti.al