Leverkusen, Xabi Alonso nuk largohet

Nuk ka dilema. Xabi Alonso do të qëndrojë në krye të stolit të Leverkusen. Drejtori sportiv i kampionëve të Gjermanisë, Simon Rolfes ka konfirmuar gjithçka, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Xabi Alonso  do qëndrojë. Ai më ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me zërat që e lidhin me Realin. Ai ka një kontratë me ne dhe do qëndrojë deri në fund të saj”, tha Rofles.

sfidanti.al