Muriqi i zhgënjyer me Mallorca-n

Vedat Muriqi ka shënuar 7 gola në La Liga këtë sezon me Mallorca-n dhe ka dhënë dy asiste. Sulmuesi dardan është një lojtar shumë i rëndësishëm për Mallorca-n, gjë që e tregoi edhe sezonin e kaluar ku ishte vendimtar me golat e tij për të siguruar qëndrimin në elitë. Në një intervistë të fundit për “Esports IB3”, Muriqi ka shprehur haptazi pakënaqësinë ndaj drejtuesve të klubit të Mallorca-s, pasi ka kërkuar rinovimin por ende nuk ka marrë një përgjigje prej tyre dhe këtë gjë sulmuesi dardan e konsideron si një ofendim të madh.

“Unë kam propozuar rinovimin e kontratës rreh 6 muaj më parë, por ata s’më anë kthyer asnjë përgjigje.Është turp. Unë dua të bëhem një legjendë e klubit, por për këtë më duhet një kontratë afatgjatë”, tha Muriqi.

sfidanti.al