Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo, para disa muajsh bleu Valadolidin, duke u bërë edhe president i këtij klubi spanjoll. Sidoqoftë, në median italiane gjatë javëve të fundit kanë qarkulluar lajme se Ronaldo mund të blejë edhe Interin e Milanit. Megjithatë, ai i përgënjeshtroi spekulimet, duke vënë në dukje se momentalisht atij i mjafton Valadolidi, ndërkohë që e tha hapur se ai nuk ka aq para sa të blejë një klub si Interi.
“Unë jam shumë i përfshirë në punën e re dhe ndjej gëzim. Kjo është një sfidë e re dhe unë dua që kjo të zgjasë sa më shume. Të blej Interin? Të them të drejtën, asnjëherë nuk kam menduar për këtë. Sidoqoftë, ky klub ndodhet në zemrën time dhe në futboll ndodhin çudira, por unë nuk kam aq para sa të blej Interin”, deklaroi Ronaldo.
Sfidanti.al