Rinovimi i Arauhos tek Barcelona, mbeten vetëm detajet!

Futbollisti e ka shprehur dëshirën që të vazhdojë në “qytetin kondal”, dhe po ashtu trajneri Ksavi Hernandez ia ka shprehur kërkesën e tij presidentit Zhoan Laporta. “Ronald Arauho është në planet e mia”, – thotë legjenda dhe presidenti do t’ia plotësojë dëshirën. Vetë agjenti i Arauhos i ka thënë drejtuesit të Barcelonës, Mateu Alemani, predispozicionin e uruguajanit për të rinovuar. Sipas “Markës”, kjo gjë do të bëhet ndonëse ka ende disa detaje për t’u sqaruar dhe për t’u dakordësuar. “Palët janë duke u afruar, – thotë Alemani, – shpresojmë që sa më shpejt të ketë akord, ndoshta në orët e ardhshme, ose në ditët e ardhshme”.

Sfidanti.al