PSG-ja ka siguruar fitoren e parë në kampionat në duelin e javës së tretë ndaj Lens, duke triumfuar me rezultatin 3-1.
Për të zhbllokuar sfidën mendoi Asensio në minutën e 45-të, i cili realizoi edhe golin e parë me fanellën e PSG-së në kampionat. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, kampionët e Francës gjetën edhe 2 herë të tjera rrugën e rrjetës në minutën 52 dhe 90+1. Të dyja golat mbajnë firmën e yllit të PSG-së, Kilian Mbape. Në fundin e duelit, erdhi dhe goli i nderit për skuadrën mike të Lens, që mban firmën e Gilavogit, i cili tundi rrjetën në minutën e 90+5. Në 3 javët e para të kampionatit PSG ka arritur të sigurojë 5 pikë duke u pozicionuar momentalisht në vendin e katërt, ndërkohë që Lens ka vetëm 1 pikë në 3 javë. Në duelin e radhës PSG-ja e Luis Enrikes do të përballet me Lionin në transfertë.
sfidanti.al