Rikthehet Interi “i çmendur”, a mund të diskutohet Pioli?!

Mjaftoi një humbje që qetësia të largohej nga “shtëpia” e Interit të Milanos. Vërtet, një humbje djegëse në një ndeshje që duhej fituar, me një gabim nga ata që Juventusi nuk i bën thuajse kurrë, veçse stuhia që ka shpërthyer rreth e rrotull zikaltërve duket jashtë normales. Trajneri Stefano Pioli është vënë në diskutim (si përherë) në rrjetet sociale, dhe mjaft tifozë “ulërasin” që ai më mirë të shkojë në Kinë. Vetë Pioli deklaron se “e ardhmja ime do të varet nga rezultatet”, ndërsa kapiteni Ikardi shton se “Championsin nuk e arrijmë dot, por Pioli është njeriu i duhur”.

Vështirë të kuptohet se çfarë po ndodh tek Interi, veçse rezultatet me pasardhësin e De Burit nuk ishin të këqija. Skuadra që ndodhej në mesin e tabelës, deri para fundjavës ishte pretendente për në Ligën e Kampionëve. Gjithsesi, strategjia e aksionerëve kinezë nuk varet nga një humbje. Sipas lajmeve që vijnë nga Italia, Suning është gati të shpenzojë 200 milionë euro dhe drejtori sportiv Auzilio thotë se “do të bëjmë pak blerje, por cilësore”.

Sfidanti.al