Nëse Çelsi merr Sançezin, Arsenali bëhet klub i vogël!

Shumë vite më parë, vetë Arsenali e provoi një situatë të tillë, duke qenë në rolin e “grabitqarit”, pasi mori Sol Kempbëllin nga Totenhemi. i qëlloi të ishte viktima kur Çelsi rrëmbeu Eshli Koulin, ndërsa tani mund të goditet për së dyti. Sërish Çelsi është rivali që kërkon t’i marrë Aleksis Sançezin, dhe në Angli parashikojnë se, nëse kjo ndodh, atëherë reputacioni i “topçinjve” do të binte ndjeshëm.

Opinionistët parashikojnë që me Sançezin në “Stemford Brixh”, Arsenali do të kthehej në një klub jashtë katërshes së zakonshme të Championsit. Gjithsesi, për fatin e Arsen Vengerit ekzistojnë edhe mundësi të tjera për sulmuesin kilen. Paris SG është shumë i interesuar, po ashtu është kampionati kinez. Trajneri francez ka deklaruar se Sançez nuk ka rinovuar kontratën që i përfundon vitin e ardhshëm, dhe klubi dëshiron të paktën të mos e humbasë me parametër zero.

Sfidanti.al