Flik u bë trajneri rekordmen i fitoreve radhazi në këtë garë. Trajneri gjerman arriti të 7-ën radhazi, ndërsa më parë ishte i barazuar me rekordin e Fabio Kapelos së Milanit dhe Luis Fernandezit të Paris SG. Po ashtu, nën drejtimin e tij Bajerni arriti mesataren më të lartë të golave për ndeshje në Ligën e Kampionëve. Bavarezët kanë shënuar 29 gola në 7 ndeshje, që do të thotë 4.14 rrjeta për sfidë, diçka që nuk ka ndodhur më parë.
Sfidanti.al