Covid rishfaqet në Serie A, 3 lojtarë të Cagliarit pozitivë, shtyhet grumbullimi

Hija e coronavirusit kthehet të trembë Serie A. Pas lajmit të pozitivitetit të portierit të Romës, Mirante, 3 futbollistë të Cagliarit duket se kanë rezultuar të prekur me Covid-19 nga testet e kryera përpara fillimit të grumbullimit të parashikuar të bëhej këtë të enjte në Aritzo. Por në këtë situatë të krijuar ka shumë mundësi që grumbullimi të anulohet apo shtyhet me disa ditë.

Pas rastit të Kiril Despodov që hyri në karantinë në Bullgari ku ishte kaluar pushimet kur rezultoi pozitiv në teste, Covid trondit edhe një herë fillimin e sezonit të skuadrës sarde të futbollit

Sfidanti.al