Drejtuesit ishin pesimistë kur futbolli u ndërpre në mars, dhe kur u vendos që do të luhej pa tifozë. Drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdës, Zvezdan Terziç, deklaroi se nga 30 milionë euro buxhet vjetor, klubi do të duhet të kënaqet vetëm me 10 milionë, pasi do të ketë shumë më pak të ardhura nga sponsorët, nga transferimi i lojtarëve, dhe nga shitja e biletave.
Gjithsesi, Zvezda pati sukses të rëndësishëm në Champions sezonin e kaluar, duke qenë në fazën e grupeve për të dytin vit radhazi. Sipas të përditshmes “Blic” të 13 gushtit, kampionia e Serbisë fitoi vjet 26 milionë euro nga paraqitja në Ligën e Kampionëve, ndërsa këtë vit do të duhet të kërkojë “fatin e tretë” si dhe 20 milionë euro të tjera. Kuptohet, janë shifra të niveleve të tjera në krahasim me Tiranën. Mjaft të shohësh stafin e trajnerit Dejan Stankoviç, që ka gjithsej 19 pjesëtarë, ku bëjnë pjesë ndihmëstrajneri, dy trajnerë të tjerë, trajner-analist, trajner portierësh (këta dy të fundit, italianë), 4 trajnerë fitnesi, 1 mjek, 1 dietist, 4 fizioterapistë, sekretar i stafit teknik dhe dy menaxherë për uniformat!
Sfidanti.al