Tek Barcelona është shumë e vështirë që të vazhdojë, ndonëse është një lojtar shumë i mirë. Sezoni i ardhshëm pritet ta gjejë Rej Manajn larg “Kamp Nout”, për të luajtur në një ekip tjetër në Itali ose në Spanjë. Mediat katalanase shkruajnë se tashmë në tryezë ka 5 oferta të ndryshme për sulmuesin shqiptar, dhe më të fundit vijnë nga Betisi në La Liga dhe nga një tjetër klub Italian. Përveç tyre janë edhe Famalikao e Portugalisë, Kadisi i Spanjës dhe Sasuolo e Italisë. Barcelona e ka bërë të qartë atë që kërkon, 5 milionë euro, ndërsa pritet zgjedhja e Manajt.
Sfidanti.al