Flasim për një legjendë të vërtetë të futbollit anglez, që shkëlqeu për Arsenalin, por sidomos për Liverpulin dhe që u largua nga jeta ditën e djeshme në moshën aspak të vjetër 70-vjeçare. Rej Klemens ka qenë mesfushori që pushtoi Anglinë dhe Europën me Liverpulin, me 5 tituj kampion dhe me 3 Kupa të Kampionëve nën drejtimin e trajnerit legjendar, Bob Pejsli. Megjithatë, ky fitues i madh (kampion edhe me Arsenalin) u diagnostikua me Parkinson që në vitin 1984, 37 vjet më parë dhe kur ishte vetëm 33 vjet. Një nga emrat e mëdhenj liverpulas, Xhon Olldrixh, i bëri homazh paraardhësit të tij duke shkruar se “ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, sipas himnit në “Anfild”, por gjithsesi Rej Kenedi u detyrua të shiste medaljet e fituara në futboll për të përballuar kostot e mjekimit. Sistemi në të cilin jetojmë vazhdon ende të mos jetë ai i duhuri!
Sfidanti.al