Rrëfimi i Fergusonit: Robsoni, jo Roi Kini, ishte kapiteni i vërtetë!

Nuk dihet sesa ky pohim i skocezit të madh është e vërteta “lakuriqe” apo një e vërtetë e “kërrusur” nga konflikti me ish-mesfushorin irlandez. Gjithsesi, fjalët e Sër Aleks Fergusonit janë pikërisht këto, që Brajan Robsoni ishte një kapiten më i mirë sesa Roi Kin. “Shiko, ai ishte kapiteni më i mirë që unë pata, – tha Fergi për faqen zyrtare të Mançester Junajtidit, duke folur për Robsonin, – mendoj se në kohën që ishte tek Junajtidi, ai ishte lojtari më i mirë. Lojtarët e donin, i përgjigjeshin dhe ai ishte kapiteni më jetëgjatë nën drejtimin tim. Ai ishte i vetmi që mund të merrte një vendim në fushë, unë e dija këtë, dhe ai nuk kishte nevojë të kthehej dhe të merrte mendim nga unë”. Fergusoni shumë vjet më parë kishte thënë se Roi Kin kishte qenë lojtari më i mirë që kishte pasur, përpara ardhjes së Kristiano Ronaldos.

Sfidanti.al