Reali shkatërrohet në La Liga pak kohë para Championsit!

Emri I tij është Tati Kastejanos, një argjentinas, dhe do ta mbajë mend mbrëmjen e sotme. Kastejanos shënoi 4 gola në portën e Realit të Madridit, ndërsa Girona (apo Hirona, siç e lexojnë spanjollët) triumfoi 4-2. Ai u bë I pari lojtar këtë shekull që shënon 4 gola ndaj Realit dhe madje në vetëm 50 minuta, ndërsa madrilenët morën një goditje të rëndë në shpresat e pakta që u kishin mbetur për titullin. Vinisius realizoi për 1-2 dhe Lukas Vaskez për 2-4. Reali ka 65 pikë, 11 prapa Barcelonës që luan këtë të mërkurë ndaj Rajo Vajekanos.

Sfidanti.al