Gjyqtari spanjoll nuk do të nënshkruajë kontratën për sezonin e ardhshëm dhe nuk do të jetë më në futbollin e La Ligës. E përditshmja “Marka” njofton se Mateu Lahoz largohet nga profesioni i arbitrit në moshën 46-vjeçare, ndërsa limiti i moshës në Spanjë është 45. Gjithsesi, nuk është mosha arsyeja e vërtetë, por eprorët e tij nuk kanë dashur që ai të vazhdojë. Lahoz është një arbitër shumë i njohur, por duket se me filozofi ndryshe nga superiorët e tij, duke qenë edhe tepër i tërhequr në jetën private, aq sa është e vështirë ta kapësh në telefon.
Sfidanti.al