Reali merr lajme të këqija për El Klasikon, nga Hazar dhe Marselo!

Lojtarin më të talentuar nuk do ta ketë në duelin e “Kamp Nout” në 18 dhjetor. Eden Hazar nuk do të jetë i gatshëm, dhe kjo doli qartë pasi superylli belg iu nënshtrua 7 vizitave mjekësore radhazi. Mungesë e rëndësishme për lojën e Realit, që u konfirmua pas 3 radiografish, 1 ekografie dhe dy rezonancave manjetike.

Hazar nuk do të jetë në “El Klasikon” ndaj Barcelonës, dhe po ashtu mungon në ndeshje të rëndësishme si ndaj Espanjolit në La Liga apo Bryzhit në Champions. Gjithsesi, trajneri Zinedin Zidan pritet të mos ketë as Marselon. Mbrojtësi brazilian i krahut ka një dëmtim dhe sipas mediave spanjolle e ka shumë të vështirë që të riaftësohet në kohë. Pak më e lehtë situata për Garet Bejlin, pasi uellsiani do të humbasë dy ndeshje, Espanjolin e Bryzhin, por me gjasë do të jetë në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al