Rashford (i vëllai) merr hak ndaj Murinjos pas humbjes!

Më në fund, ndjenjat e tij u bërë të qarta. Dihej që nuk kishte marrëdhënie të mira mes Markus Rashfordit dhe Zhoze Murinjos, por kjo u bë shumë më e hapur nga postimi që bëri vëllai i sulmuesit në rrjetet sociale. Duejn Mejnard hodhi një foto të Murinjos së nervozuar kur Rashfordi humbi një rast për Mançester Junajtidin ndaj Jang Bojsit në Europë.

Postimi nuk pati nevojë për shpjegim, ndërsa gjysma e fushës ishte lënë e zezë. Ai tregoi qartë se Murinjo nuk e kishte vlerësuar Rashfordin, duke e trajtuar keq. Vetë sulmuesi gjithashtu nuk u kursye pasi shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Mançester Junajtidit ndaj Totenhemit të drejtuar nga Murinjo. “Një natë e vërtetë prej “Old Trafordi”, dhe një tripikësh i madh, – u shpreh ai, – dyshuesit thjesht më shtyjnë të jap më shumë”. Murinjo ishte shprehur se Rashfordi nuk ishte një sulmues i vërtetë, dhe e vendosi që të luante në krah dhe jo në qendër. Me Solskjerin, 22-vjeçari po luan qendërsulmues dhe po shënon mjaft gola.

Sfidanti.al