Fati i trajnerit të Realit është i vendosur. Hulen Lopetegi është i shkarkuar dhe në vend të tij vjen Antonio Konte. Presidenti Florentino Perez, sipas mediave spanjolle, e ka ndarë mendjen, ndërsa në mënyrë të përkohëshme skuadrën do ta stërvisë tekniku i ekipit B, Santiago Solari. Do të jetë pikërisht Solari që do të drejtojë Realin në ndeshjen e Kupës së Mbretit, të mërkurën ndaj Melijës.
Më pas, pritet që “zot i stolit” të jetë Konte. Ish-trajneri i Juventusit, Italisë dhe Çelsit, javën që kaloi zgjidhi kontratën me blutë e Londrës për të qenë i lirë për Madridin. Madje, kjo paska qenë arsyeja që Konte refuzoi Milanin. Burime pranë Perezit bëjnë me dijë se presidenti kërkon një trajner me personalitet dhe “rezultatist”, pra që të synojë pikët përpara lojës së bukur.
Sfidanti.al