Në 7 ndeshjet e mbetura duhen 13 pikë për të fituar titullin. Kjo është llogaria pasi Reali i Madridit triumfoi në “Santiago Bernabeu” 2-0 kundër Getafes. Në lojë janë 21 pikë, por golat e Kasemiros dhe Lukas Vaskezit bënë që ekipi i Karlo Ançelotit të hedhë edhe një hap drejt triumfit të madh. Barcelona thotë se ende ka shpresë për një “remuntada”, por kjo duket e vështirë. Reali do të luajë 3 ndeshje në Madrid, pikërisht ndaj Espanjolit, Levantes e Betisit, me shanse të mira për të fituar. Madrilenët do të luajnë 4 herë jashtë fushe dhe mes këtyre ndeshje janë ato ndaj Seviljes dhe Atletikos së Madridit (në 7 ose 8 maj), që janë vërtet tepër të vështira. Gjithsesi, do të luhet edhe ndaj Osasunës dhe Kadizit, dhe nëse fitohen 5 nga 7 ndeshje, atëherë plotësohen pikët për titullin.
Sfidanti.al