Në kampionat punët po i shkonin keq, por gjithsesi pas këtij suksesi shpresa mbetet. Reali i Madridit më në fund e arriti një fitore në La Ligë, duke lënë pas tri sfida pa marrë tripikëshin dhe diferenca me Barcelonën (qoftë e përkohshme) është 6 pikë. Katalanasit luajnë nesër. Rodrigo dhe Vinisius përmbysën epërsinë e hershme të Hoselut për Espanjolin në fitoren 3-1. Në minutën e tretë shtesë ishte Marko Asensio që shënoi golin e tretë duke i dhënë fund vuajtjeve për të besuarit e trajnerit Karlo Ançeloti. Reali ka 56 pikë në 25 ndeshje ndaj 62 të Barcelonës në 24.
Sfidanti.al