Kampioni i botës në peshat e rënda në tre federata deklaroi se është gati të luftojë edhe duke marrë vetëm 30 për qind të parave të mbledhura për ndeshjen e madhe. Oleksandr Usik, ukrainasi që mundi dy herë Entoni Xhoshuan dhe që ka brezat e artë në WBO, WBA dhe IBF, kërkoi nga rivali i tij, Tajson Fjuri, që të dhuronte 1 milionë paundë për popullin e Ukrainës që po lufton pas agresionit nga Rusia. Ndeshja mund të zhvillohet në 29 prill. Fjuri është kampion i federatës WBC.
Sfidanti.al