Kujt Liverpuli t’i besojmë, atij ndaj Junajtidit apo këtij kundër Bornmuthit?!

Një skuadër e tillë padyshim që mund ta arrijë zonën Champions, shanset janë, por është e qartë se shumë gjëra nuk shkojnë. Liverpuli pësoi një humbje zhgënjyese në fushën e Bornmuthit në Premier Ligë, duke larguar shumë shijen e mrekullueshme të fitores 7-0 ndaj Mançester Junajtidit javën që kaloi. Të kuqtë e trajnerit Jurgen Klop pësuan gol që në 28’ nga Biling dhe pas pushimit Mohamed Salah humbi penalltinë që mund të kishte siguruar të paktën barazimin. Edhe pse Liverpuli bëri më shumë, duke mbajtur topin 66 për qind e duke pasur dy-trefishin e gjuajtjeve, sërish gol nuk pati dhe sfida ndaj Realit në Champions në Madrid do të jetë edhe më e pamundur pas kësaj humbjeje.

Sfidanti.al