Real Madrid ka marrë një fitore dramatike në shtëpi përballë Valencias, për të mbrojtur vendin e parë të klasifikimit falë suksesit 2-1 të siguruar vetëm në minutat e fundit falë mbrojtësit Marcelo.
Braziliani shënoi golin e suksesit kur mbeteshin vetëm 4 minuta deri në përfundimin e kohës së rregullt, ndërsa shifrat ishin në barazimin e përkohshëm 1-1 pasi Dani Pareho i ishte kundërpërgjigjur golit të pjesës së parë nga Kristino Ronaldo, i 20 për portugezin në këtë sezon.
Ronaldo kishte pasur mundësinë të mbyllte ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë, pas një penalltie që u akordua në favor të madrilenëve. Por Diego Alvesh i priti për herë të tretë (nga katër tentativa) gjuajtjen portugezit, duke mbajtur në lojë skuadrën e tij. Për gardianin e Valencias, kjo ishte penalltia e 22-të e pritur në La Liga, si askush tjetër në historinë e kampionatit spanjoll.
Për të zgjidhur situatën u desh goli i Marcelos, i cili shleu në këtë mënyrë gabimin e një jave më parë, kur pakujdesia e tij solli golin e Mesit në minutën e fundit të “El Clasico