Reali do 1 miliardë euro për Kristianon, nga PSG e Barça

“Kristiano Ronaldo do të largohet nga Madridi”. Kështu shkruajti gazeta “Rekord” e Portugalisë që në 7 qershor, ndërsa në Spanjë, së fundmi, është “OK Diario” që lajmëron se Reali e ka ulur klauzolën për Ronaldon në 120 milionë euro. Gazeta iberike sqaron se nga kjo ulje përjashtohen vetëm 2 klube, Paris SG dhe Barcelona (që duhet të paguajnë 1 miliardë euro), ndërsa informacioni i mëtejshëm është që Mançester Siti, Arsenali e Çelsi nga Premier Liga, si dhe Milani nga Seria A, janë gati të paguajnë 120 milionë eurot e klauzolës si dhe 40 milionë euro në sezon si rrogë.

Reali i hodhi poshtë këto lajme duke theksuar se klauzola e CR7-ës, për këdo, mbetet 1 miliardë euro, ashtu siç është rënë dakord në kontratë. Gjithsesi, gazeta “Rekord” këmbëngul se “vendimi i Kristianos për t’u larguar është i pandryshueshëm, dhe është motivuar nga ajo që ai e quan shkelje të premtimit për përmirësimin e kontratës nga klubi “merenges”.

Sfidanti.al