Baçuai, ose si nuk duhet festuar pas një goli në Botëror

Miçi Baçuai nuk shënoi vetë, por ishte i lumtur që këtë e bëri Adnan Januzaj. Sulmuesi i ri belg nxitoi të festonte, veçse vërtet nxitoi shumë dhe i doli gjithçka keq. Ai goditi topin për ta dërguar për së dyti në rrjetë, veçse për ters, sfera prej lëkure u përplas në shtyllë dhe prej saj, drejt e në fytyrën e futbollistit (në foto).

Goditja ishte e fortë dhe dhimbja ishte e madhe për Baçuain, diçka që nuk u shpëtoi shumicës së 35 000 tifozëve në stadiumin e Kaliningradit. Futbollisti i Çelsit, i huazuar tek Dortmundi, e ktheu me humor pas ndeshjes, duke postuar se “e dija që do ta pësoja keq, përse vallë jam kaq budalla?”

Sfidanti.al