Me dëmtimet e Eduardo Camavingas dhe Vinicius mungesat te Real Madrid kanë shkruar në tetë, me dy lojtarët e fundit që pritet të mungojnë rreth dy muaj. Lajm shumë i keq pasi te Los Blancos, tashmë infermieria është e mbushur. Përveç Camavingas dhe Viniciusit, trajneri Ancelotti do të duhet të bëjë pjesën tjetër të sezonit edhe pa Thibaut Courtois dhe Aurelien Tchouameni, i cili do të kthehet në fushë vetëm në fillim të janarit. E njëjta gjë vlen edhe për Eder Militao dhe nëse gjithçka shkon mirë, braziliani mund të kthehet në fund të prillit. Dani Ceballos dhe Kepa Arrizabalga janë afër rikthimit, ndërsa Jude Bellingham pritet të jetë gati pas ndeshjeve ndërkombëtare. Situata e Arda Guler nga ana tjetër është shumë ndryshe, pasi talenti turk tashmë ka pësuar tre dëmtime dhe ende nuk ka debutuar me ekipin e tij të ri.
sfidanti.al