Skuadra e Manchester United është gati të trefishojë pagën e Antoine Griezmann për të joshur yllin e Atletico Madridit për një kalim në “Old Trafford”, kanë raportuar media të ndryshme. “Djajtë e Kuq” janë duke kaluar nëpër startin e sezonit më të dobët në 61 vitet e fundit, me të ardhmen e Erik Ten Hag që është në dyshime të mëdha.
Një fitore ndaj Luton Town i ndihmoi ata të fitojnë pak vetëbesim pasi pësuan një humbje me rezultat 4-3 ndaj Kopenhagen në Ligën e Kampionëve, duke i dhënë një goditje të madhe shpresave të United për kualifikim. Ndërkohë emra si Marcus Rashford kanë dështuar të arrijnë lartësinë e sezonit të kaluar, teksa anglezi ka shënuar vetëm një gol deri më tani. Blerja e re Rasmus Hojlund gjithashtu nuk ka shënuar ende në dhjetë paraqitjet e tij të para në Ligën Premier, ndërsa Martial dhe Antony kanë dështuar të impresionojnë nën urdhrat e teknikut holandez. Si rezultat i kësaj, bordi i “Djajve të Kuq” po vlerëson mundësinë e transferimit të Griezmann, për të përforcuar më shumë fazën e sulmit.
sfidanti.al