Ramos e Ronaldo, cila nga “shemrat” tërhiqet për të mirën e Realit?!

Me siguri duhet të jetë kapiteni. Sergio Ramos vërtet nuk e ka shumë më qejf Kristiano Ronaldon, por me shiritin në krah dhe karakterin që ka, duhet të jetë njeriu që ftoh gjakrat në dhomën e zhveshjes, në mënyrë që skuadra të mos ndjejë pasojat.

“Kurrë nuk ka ndodhur gjë mes nesh, mes Krisit dhe meje, – u shpreh numri 4 në një intervistë për televizionin spanjoll, TVE, – miqësia mes nesh ka qenë gjithnjë e madhe (!!!). Kemi shumë karakter dhe mendime të ndryshme, por i japim lopatave në të njëjtin drejtim”.

Fjalë vërtet prej kapiteni. Mediat madrilene kanë shkruar shpesh mbi përplasjet, debatet dhe ironitë mes tyre, por Ramos nuk ka ndërmend të tregojë gjërat e shtëpisë. Me siguri, Ramos nuk e ka thënë kurrë fjalën e fundit, duke e ditur se Ronaldo, pavarësisht profesionalizmit të skajshëm, nuk është një “madrilen” i vërtetë, por thjesht ka një “martesë me interes” me klubin më të shquar të futbollit në botë. Ndoshta, tani që ka nisur kriza dhe që CR7-ta nuk është në ditët më të arta të lavdisë, mund të dalin zënka të tjera në shesh.

Sfidanti.al