Quajeni ‘Rafael Nadal’ dhe jo Roland Garros; spanjolli, 12 herë kampion, askush si ai

Kur përmendet Roland Garros, mendja shkon padyshim te Rafael Nadal. Është pikërisht spanjolli dominuesi absolut i këtij evenimenti teksa konfirmohet edhe njëherë si mbreti i padiskutueshëm i fushave me dhe. Në finalen e së dielës, u përsërit historia e finales së vitit të kaluar me Nadal,tashmë është 33 vjecar, që u përball me talentin Dominik Tim.

Përfundimi është i njëjti si ai i 2018, nadal ngriti trofeun e Roland Garros për të 12 herë në karrierë duke e zgjeruar akoma më shumë legjendën e tij teksa bëhet i pari tenist si për meshkuj ashtu edhe për femra që fiton më shumë se 11 herë një turne Grand Slam duke lënë pas legjendën Margaret Court që ka fituar Australian Open 11 herë.
3-1 ishte rezultati i kësaj ndeshjeje në favor të Nadal që i mbylli llogaritë e saj në 3 orë e 1 minutë lojë duke mos i mbajtur aspak lotët sikur ta kishte për herë të parë që triumfonte në turneun parizien. Në setin e parë, tenistët fituan nga një game me shërbimet e njëri tjetrit në 6 gamet e para. Diferenca përfundimtare u bë në game e 8 kur Nadal fitoi një tjetërt game me shërbimet e Tim për të mbyllur më pas setin në 6-3.

Seti i dytë ishte akoma më i luftuar, me tenistët që mbajtën ekuilibrin deri në rezultatin 5-5. në këtë moment, Tim arriti të mposhtë Nadal me shërbimet e tij për të fituar më pas krejt fraksionin në 7-5. Pas kësaj u duk se Tim filluan t’i shteronin energjitë dhe filloi të ndjejë lodhjen e ndeshjes dy ditore me Novak Xhokovic. Nadal nuk i dha shumë opsione tenistit austriak duke e fiotuar këtë fraksion 6-1. Edhe në setin e katërt, Nadal ishte në kontrollin e lojës edhe pse gamet ishin më të gjatë me spanjollin arriti të fitojë edhe këtë set 6-1 dhe krejt ndeshjen 3-1.

Në fund Nadal ngriti për të 12 herë trofeun e Roland Garros, ndërkohë që e coi në 18 numrin e turneve Grand Slam të fituar në karrierë duke iu afruar akoma më shumë rivalit të tij historik, Roxher Federer që është ende me 20 turne Grand Slam. Për më tepër, ajo ndaj Tim është fitorja e 260 në turnetëe Grand Slam dhe e 950 në karrierën e tij shumë të pasur.

sfidanti.al