Lionel Mesi është shpesh një temë “tabu” tek Barcelona. Është shumë e vështirë që argjentinasi të bëjë ndonjëherë pushim, përveçse kur dëmtohet, dhe trajneri i sotëm Ernesto Valverde e pohon këtë vështirësi. “A do të pushojë Mesi meqë kemi 3 ndeshje në 9 ditë? – tha ai, – do ta shikojmë se në çfarë gjendjeje do të jetë, por mua më intereson të fitojmë ndeshjen, kjo është kryesorja”. Pra, Mesi mund të jetë i rëndësishëm për Barcelonën në fushën e Getafes, sot në orën 16:15, ndërsa skuadra katalanase synon të vazhdojë serinë e fitoreve që nga fillimi i ligës spanjolle. Valverde refuzoi të komentonte se çfarë mendonte për ndeshjen e Realit të Madridit në fushën e Sociedadit, në stadiumin “Anoeta”, duke u shprehur “nuk më interesojnë aspak se çfarë bëjnë ekipet e tjerë, por vetëm dua që ekipi im të përmirësojë edhe më shumë lojën dhe të vazhdojë fitoret”. Barcelona udhëheq ligën me pikë të plota.
Sfidanti.al