Italianët e futbollit në Shqipëri paskan të gjithë të njëjtën strategji, si për të përforcuar idenë, se kanë mbërritur nga skena e madhe e këtij sporti dhe kështu që kanë aplikuar “dorën e hekurt”. Me t’u ulur në stolin e Kombëtares, Kristian Panuçi bëri shembull Cikalleshin, ky i fundit pasi i kërkuar leje për të ardhur disa orë me vonesë në grumbullim. Ndërsa gazetarët që janë shqiptarë, fillimisht u bënë shumë entuziast, nga ky vrepim pedant i ish-mbrojtësit të Milanit, megjithëse flitej për Cikalleshin, një futbollist gjithmonë korrekt. Më pas ndryshuan mendje dhe i kërkuan me këmbëngulje Panuçit t’i jepte spjegime për veprimin e nxituar. Në fund fitoi italiani, pasi dha mesazhin që këtu nuk bëhet më shaka dhe mbi të gjitha arriti rezultate të mira, pavarësisht mungesës së mbrojtësit nga Kavaja.
Ndërsa tek Partizani duhet të ishin shqetësuar më shumë për humbjen në “Selman Stërmasi” ndaj Laçit dhe jo vetëm se nuk morën asnjë pikë, por edhe për hir të asaj loje të dobët, ardhur pas një faze përgatitore të stërgjatë. Por në fakt, vëmendja u spostua tek një përjashtim shembullor i portjerit Alban Hoxha. Edhe në këtë rast arsyeja ishte e ngjashme, vonesa në grumbullim e numrit 1 të Partizanit, por tashmë nuk ishte trajneri që dënoi Hoxhen, por vetë drejtori Moxhi, pikërisht ai që i ka sjellë skuadrës edhe Iulianon. Në fakt këto mund të jenë masa normale, pasi disilplina është gjithmonë e rëndësishme në një klub futbolli, por trajtimi që iu bë më pas portjerit të Kombëtares ishte shumë shtrënguese. Moxhi e detyroi të kërkonte falje përpara skuadrës dhe pasi tha fillimisht se nuk dorëzohet kurrë, Hoxha ndërroi kurs, duke kërkuar jo vetëm falje, por edhe dorëzoi shiritin e kapitenit. Pra në fund fitoi Moxhi, madje me rezultat të thellë, ndërsa për të parë fitoren e Iulianos në fushë, ndoshta duhet pritur edhe pak.