Bruno Dita, edhe dy vite të tjera me Dinamon. Klubi kryeqytetas ka njoftuar rinovimin e kontratës me një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Njoftimi i klubit:
Kemi kënaqësinë të bëjmë me dije se Bruno Dita ka rinovuar kontratën me klubin tonë. Pas marrëveshjes me presidentin Adrian Bardhi, kapiteni mbetet dinamovit. Ai do të vazhdojë të kontribuojë për fanellën blu me eksperiencën e tij të gjatë, me qëllimin e vetëm për t’i çuar 18 herë kampionët e vendit drejt trofeve të tjerë.
Bashkë më të fortë!

