‘Ylli’ brazilian Neymar ka ndarë një lajm të gëzueshëm me tifozët e tij, duke njoftuar se do të bëhet sërish baba. Sulmuesi zbuloi përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale se bashkëshortja e tij, Bruna Biancardi, është në pritje të fëmijës së tretë të çiftit.
Për Neymarin, do të jetë fëmija i pestë në total. Gjatë ceremonisë së veçantë për zbulimin e gjinisë së foshnjës, çifti mësoi se do të sjellë në jetë një vajzë. Momenti u shoqërua me shpërthimin e bojës rozë, ndërsa në festë morën pjesë edhe fëmijët e tjerë të familjes, përfshirë dy vajzat e vogla të çiftit dhe djalin e madh 14-vjeçar të futbollistit. I emocionuar nga lajmi, Neymar nuk e fshehu gëzimin e tij. “Do të çmendem”, u shpreh braziliani gjatë videos që u bë shpejt virale në internet.
Sfidanti.al

