Juvja do të humbasë edhe një “shtyllë” tjetër, alarm për Bufonin

Mbrojtësi i njohur i “zonjës së vjetër”, Xhorxho Kielini, ende nuk e ka vazhduar kontratën me klubin torinez, ndërkohë që ajo do të skadojë qershoriun e ardhshëm. Kielini me Leonardo Bonuçin ishin dy “shtyllat” kryesore që e çuan Juven deri në finalen e Ligës së vjetshme të Kampioneve. Kielini, në fakt, tani për tani, është jashtë fushës, për shkak ë një dëmtimi, ndërkohë që “Kalçomerkato” shkruan se ky futbollist 33-vjeçar do të vazhdojë që të luajë më ekipin torinez.

Juventusi, gjatë sezonit që sapo ka filluar, ka treguar se ka probleme me mbrojtjen që, gjatë viteve të kaluara, ka qenë “shenja dalluese” e këtij ekipi, dhe këto probleme u panë mirë në ndeshjen që Juventusi humbi 3-0 ndaj Barcelonës në raundin e parë të Ligës sës Kampioneve. Kështu që vështirë se kryesia e Juventusit do ta lejë që “t’i ikë nga dora” shtylla kryesore e mbrojtjes.

Sfidanti.al