Paris Saint-Germain është finalistja e dytë e Champions League, pas Interit. Francezët triumfuan 2-1 ndaj Arsenalit në gjysmëfinalen e kthimit, pas fitores mininale në takimin e parë. Fabian Ruiz zhbllokoi takimin në minutën e 28-të, me një supergol, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, Vitinha humbi penallti në minutën e 69-të, por vetëm 2 minuta më vonë, Hakimi dyfishoi shifrat. Goli i Bukayo Saka për Arsenalin në minutën e 76-të, kishte vetëm vlerë statistikore.Finalja e madhe, Inter-PSG, do të luhet më 31 Maj, në stadiumin “Allianz Arena”.
sfidanti.al