PSG fiton Champions League, Interi sheh “makthe”

Paris Saint Germain ka fituar Champions League, për herë të parë në histori. Francezët triumfuan 5-0 ndaj Interit, në finalen e zhvilluar në “Allianz Arena”. Dominimi i skuadrës së Luis Enrique, u shpërblye në minutën e 12-të, kur Hakimi zhbllokoi takimin. Vetëm 8 minuta më vonë, Doue dyfishoi shifrat. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta tregoi të njëjtën tablo. Doue kompletoi dopietën personale në minutën e 63-të, para se Kvaratskhelia të realizonte të katërtin. Golin e pestë dhe të fundit e shënoi Mayulu në minutën e 87-të. PSG feston kështu me goleadë këtë sukses kaq të rëndësishëm në historinë e klubit. Zhgënjim total te Interi, në një mbrëmje për t’u harruar. Ekipit italian nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mendojë për sezonin tjetër.