Virgil van Dijk është shpallur mbrojtësi qëndror më i mirë në botë nga CIES (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive), ndërsa Amir Rrahmani i Napolit renditet në vendin e katërt. Në listën prej 20 emrash më të mirë, katër prej tyre luajnë në Serie A.
Sipas analizës së CIES, e cila merr në konsideratë të dhëna nga 60 kampionate në mbarë botën, janë analizuar gjashtë aspekte kryesore të lojës për secilin pozicion: loja në ajër, mbrojtja në situata një për një, shpërndarja e topit, progresioni me topin, krijimi i rasteve për gol dhe finalizimi.
Në krye të renditjes qëndron Van Dijk i Liverpoolit, i ndjekur nga Aurelien Tchouameni i Real Madridit, i cili zakonisht luan si mesfushor, dhe Ëilliam Saliba i Arsenalit. Rrahmani zë vendin e katërt, duke u vlerësuar si mbrojtësi më i mirë në Serie A.
Në listë janë edhe tre lojtarë të tjerë që aktivizohen në Itali: Alessandro Bastoni (Inter) me vendin e 8-të, Berat Gjimshiti (Atalanta) me vendi i 17-të dhe Mario Gila (Lazio) me vendi i 20-të
20 mbrojtësit më të mirë në botë sipas CIES:
- Virgil van Dijk(Liverpool)
- Aurelien Tchouameni(Real Madrid)
- William Saliba(Arsenal)
- Amir Rrahmani(Napoli)
- Inigo Martinez(Barcelona)
- Nicolas Otamendi(Benfica)
- Piero Hincapié(Bayer Leverkusen)
- Alessandro Bastoni(Inter)
- Dayot Upamecano(Bayern Munich)
- Levi Colwill(Chelsea)
- Dani Vivian(Athletic Bilbao)
- Jonathan Tah(Bayer Leverkusen)
- Nathan Collins(Brentford)
- Dan Burn(Newcastle)
- Kim Min-Jae(Bayern Munich)
- Murilo Costa(Nottingham Forest)
- Berat Gjimshiti(Atalanta)
- Fabian Schär(Newcastle)
- Olivier Boscagli(PSV Eindhoven)
- Mario Gila(Lazio)
sfidanti.al