Pse kemi frikë të festojmë triumfin europian të Luiza Gegës!

Si ka mundësi ta pushtojë Europën e 3000 m me pengesa një shqiptare me trup të vogël dhe me një prepotencë sportive të pabesueshme ? Europa është çuditur me “çmendurinë” e Luiza Gegës, por në vendin e saj kanë 3000 arsye për ta”keqkuptuar” kryeveprën e saj! Rasti i saj mund të quhet një përjashtin shkencor, nëse do të kujtonim se nga cili mjerim vjen dhe në cilin altar ngjitet. Në vendin e saj, ku ka plasur gara e politikanëve “pa pengesa”, sekush ta uroj më bukur Lizën e shpërfilluar prej vitesh, ka overdozë stadiumesh futbolli. Por nuk ka pistë për kampionen e madhe dhe kjo mungesë spektakolare, na u kujtua pikerisht kur gazetarja e RAI-t pyeti në fund të garës : ku qëndron sekreti i kësaj shqiptareje magjike, edhe me moshë mbi të 30 –tat?

Në vendin ku jeta, pastaj edhe sporti si pjesë e saj, na kanë mësuar të jemi kampion “Europe” edhe për dyshime, kanë frikë t’i gëzohen me tamtame dhe fishekzjarre kësaj medaljeje që thyen ligjet e sportit. Disa provokohen edhe nga fati bardhezi i peshëngritjes.. Sporti që luan njëherësh, heroin dhe antiheroin, kur jo pak here ka ndodhur që ditën nderohen me medalje ari, natën tua marrin ende pa u dalë gjumi akoma!

Po kjo Luiza e vrapimit, ajo që i jep kuptim më shumë fabulës së “Lizës në botën e çudirave”,a ka një “drogë” që shpërblen këtë heroizëm sportiv? Sa më keq jemi sjellur me Lizën, aq më shumë u ngjit ajo në “Everestin” e atletikës në Europë. Kjo na dikton të kujtojmë Kombetaren e futbollit, tamam kur shkoi nga dera e pasme ne Europain dhe pjesemarrja e saj ne finalet e Europianit u shit nga vetë politika si lumturia më e madhe, madje, komentatori i oborrit kërceu nga mendja kur tha se kjo ia kalon edhe ditës së Pavarësisë..

Sfidanti.al