Runi këshillon Ten Hagun të mos e aktivizojë Ronaldon ndaj Liverpulit

Shumëkujt mund të mos i ketë pëlqyer, por ish-sulmuesi i Mançester Junajtidit nuk dëshiron të bazohet tek shoqëria e dikurshme. Uejn Runi ka luajtur në krah të Kristiano Ronaldos në të kaluarën në “Old Traford”, por e këshillon trajnerin e sotëm, Erik Ten Hag, që të mos e aktivizojë portugezin në derbin ndaj Liverpulit. Pikërisht sot luhet sfida e ashpër në Mançester dhe sipas Runit, Ronaldo është pengesë për “djajtë e kuq”. “Ndaj Liverpulit duhet një ekip me energji të mëdha për të përballuar presingun e ekipit të Klopit, – thotë Runi, – Ronaldo nuk e ka këtë cilësi sot për shkak të moshës, jo për shkak të cilësisë. Ten Hagu do të bënte mirë të mos e aktivizonte”.

Sfidanti.al