Ky Bajern është tepër i bukur për të qenë i vërtetë!

Imagjinoni një ekip që fiton 7-0 në një fushë ku vjet u mund 2-4, dhe imagjinoni që trajneri i këtij ekipi lë në stol Xhamal Musialën, Serg Gnabrinë (hyri si zëvendësues) dhe Alfonso Dejvisin! Pavarësisht kësaj, në fushë ishin kampionë si Sadio Mane që shënoi 2 gola, si dhe Sane, De Ligt, Koman e Gnabri nga një, plus autogoli i Gamboas. Mund të kishin qenë 8 gola, nëse një gol nuk do t’i ishte anuluar pa të drejtë Manesë. Ky Bajern, siç theksojnë mediat bavareze, është tepër i bukur për të qenë i vërtetë, dhe ngjan si një “mirazh”. Ka fituar Superkupën duke mundur 5-3 Lajpcigun, ka 9 pikë të plota në Bundesligë me golaverazhin 15-1 duke nisur të krijojë diferencë me rivalët, ndërsa loja në krahë është e jashtëzakonshme. Sane dhe Koman bënë të harroheshin Musiala e Gnabri! Po ashtu, niveli i lartë i Zabicerit lejon Kimihun të ndihmojë sulmin.

Sfidanti.al