Dita e ndarjes ishte kuptuar që po vinte. Më në fund, ajo mbërriti dhe Kosova vendosi të ndante rrugët me trajnerin Bernar Shaland. Humbja 1-2 me Gjeorgjinë në Prishtinë ishte momenti i vendimit nga Federata për shkarkimin e zviceranit, ndërsa ajo erdhi pas barazimit 1-1 me Greqinë po në Prishtinë dhe humbjes 0-3 në Suedi. Shalandi, që pak javë më parë arriti fitoren e parë të Kosovës në Kupën e Botës, 1-0 në Gjeorgji, nuk ishte dakord me vendimin.
“Jam shumë i keqardhur për këtë vendim, – tha ai, – Kam kaluar një periudhë shumë të bukurë në Kosovë. Synimi ishte të krijonim një skuadër të forte, dhe jam krenar me punën që kemi bërë. Jam i lumtur që ekipi ynë luajti futboll të vërtetë, futboll sulmues, por ndoshta ju mendoni për rezultatin dhe vetëm për rezultatin. Unë nuk mund ta pranoj arsyetimin që unë po largohem për mungesë të rezultateve”.
Nën drejtimin e Shalandit, Kosova arriti suksese të mëdha në Ligën e Kombeve duke u kualifikuar për në plej of, pasi fitoi grupin me Azerbajxhanin, Ishujve Faroe dhe Maltës. Fitoret u bënë më të mëdha në eleminatoret e Kupës së Botës 2018, me fitoret ndaj Bullgarisë, Malit të Zi dhe Çekisë. Gjithsesi, më pas pati rënie në rezultate, dhe për momentin Kosova ka zbritur në vendin e fundit në grupin e saj eleminator të Botërorit.
Sfidanti.al