Dita e ndarjes ishte kuptuar që po vinte. Më në fund, ajo mbërriti dhe Kosova vendosi të ndante rrugët me trajnerin Bernar Shaland. Humbja 1-2 me Gjeorgjinë në Prishtinë ishte momenti i vendimit nga Federata për shkarkimin e zviceranit, ndërsa ajo erdhi pas barazimit 1-1 me Greqinë po në Prishtinë dhe humbjes 0-3 në Suedi.