Pol Pogba i vë vulën largimit nga Mançester Junajtidi

Kritikat e tij janë për trajnerin Ralf Rangnik, por edhe për paraardhësit, ndërsa problemet me Zhoze Murinjon i pati të mëdha. Pol Pogba e ka ndarë mendjen se do të largohet nga Mançester Junajtidi në fund të sezonit, ndërsa i përfundon kontrata dhe ai mund të shkojë në çfarëdo ekipi tjetër me parametër zero. Paris SG dhe Juventusi duken të interesuar për mesfushorin francez, kampion të botës, ndërsa Reali i Madridit sikur nuk është më edhe aq. Në një intervistë që nuk është pëlqyer aspak në “Old Traford”, Pogba deklaroi se i pëlqen më shumë të luajë për Francën sesa për Junajtidin. “Duhet të jem i ndershëm dhe të them të vërtetën, – tha ai, – pesë vitet e fundit nuk kanë qenë aspak të kënaqshëm. Ky vit është i vdekur, ne nuk do të fitojmë asgjë. Kudo që të jem, tek Junajtidi apo diku tjetër, unë dua që të fitoj trofe”.

Sfidanti.al