“Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë, na bëni krenarë, për nder të historisë”. Një mesazh i qartë nga ata që janë shkelur, nëpërkëmbur e më pas edhe përjashtuar nga stadiumi i skuadrës me ngjyrat e fanellës së gjakut të tyre. “Plisat” e Prishtinës dhanjë një sinjal të fortë nga shkallët e stadiumit këtë fundjavë duke reflektuar edhe një herë anën me të bukur e të shëndetshme të futbollit tonë Kombëtar.
Vetëm 100 km larg nga Prishtina do të luhet ndeshja për “jetë a vdekje” mes Serbisë dhe Shqipërisë ku pritësit këtë herë kanë detyrën e vështirë për të mbajtur larg futbollit turmat e egra dhe të pacivilizuara të ultrasve beogradas, ndërsa shqiptarët me zemër e me shpirt do të jenë aty edhe pse ata të vërtetët që e duan Kombëtaren pa kushte, mbeten pjesa më origjinale dhe autentike e skuadrës kuqezi që të paktën për 90 minuta duhet t’i përqafojë ata në mendime e bashkë me ta e për ta të luftojë që nga Serbia të largohet me një fitore që më shumë se me botërorin do ta afronte me njerëzit e saj, ata që nuk e kanë lënë asnjëherë në baltë por ironikisht i kanë fshirë nga stadiumet.
Nga Pirro Bardhyli