Omar Bravo arrestohet për dyshime për abuzim seksual ndaj të miturës

Autoritetet meksikane kanë arrestuar ish-futbollistin e njohur Omar Bravo, 45 vjeç, nën akuzat për abuzim seksual ndaj një vajze të mitur. Prokuroria e shtetit Jalisco njoftoi se hetimet paraprake tregojnë se Bravo dyshohet se ka abuzuar me adoleshenten në disa raste gjatë muajve të fundit dhe mund të ketë kryer akte të ngjashme edhe më herët. Arrestimi i tij u krye gjatë një operacioni në bashkinë Zapopan, ndërsa pritet që ish-sulmuesi të dalë së shpejti para gjykatës. Omar Bravo u bë i famshëm si një nga lojtarët më të suksesshëm të ekipit Chivas de Guadalajara, ku është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit. Ai ka përfaqësuar gjithashtu kombëtaren e Meksikës në Lojërat Olimpike të Athinës 2004 dhe në Kampionatin Botëror “Gjermania 2006”.

sfidanti.al