Pioli, thirrje Milanit: Kemi kaluar shumë pengesa, të kalojmë dhe Atalantën!

Mbeten edhe dy ndeshje deri në fund, deri në realizimin e ëndrrës. Milani ka 11 vjet që nuk del kampion në Itali, por duket se kjo gjë do të ndryshojë këtë sezon. Kuqezinjtë kanë dy pengesa për të kapërcyer, Atalantën dhe Sasuolon, duke nisur me bergamaskët sot në “San Siro”. Në stadium do të jenë 75 000 tifozë, që janë më fatlumët nga rreth 200 000 që kërkuan biletë. “Kemi kapërcyer shumë pengesa, – thotë trajneri Pioli për lojtarët e tij, – le të kapërcejmë edhe Atalantën që është pengesa e parafundit. Është momenti për të shkruar historinë tonë. Nuk na intereson se çfarë do të bëjë Interi. Nuk kemi nevojë për stimuj të tjerë sepse jemi që tani në maksimumin e formës”. Një urim për Ibrahimoviçin: Shpresoj të mos jetë “valsi” i tij i fundit.

Sfidanti.al