Salah nuk ka fat me finalet, në Champions dhe Kupën e Anglisë u dëmtua në minutat 31 e 33!

Do të jetë një shqetësim tepër i madh për trajnerin e tij, Jurgen Klop, dhe për tifozët e Liverpulit pasi mund të mos jetë gati në kohë për finalen e madhe të Championsit ndaj Realit në 28 maj. Ka ende dy javë, por dëmtimi i Mohamed Salahut bëri që të bien sirenat e alarmit tek të kuqtë. Sulmuesi egjiptian doli nga loja në minutën e 33-të në finalen e Kupës së Anglisë ndaj Çelsit. Agjencitë e ndryshme të statistikave nuk harruan të theksonin se Salahu nuk ka pasur shumë fat me finalet dhe se dëmtimet i kanë ndodhur në momente shumë të përafërta. Në 2018, ai u dëmtua në minutën e 31-të në finalen e Championsit ndaj Realit të Madridit luajtur në Kiev, dhe që Liverpuli e humbi me shifrat 1-3.

Sfidanti.al