Pioli pyetet nëse e ndoqi Interin: Jo, pashë ndeshjen e Alkarazit

Trajneri i Milanit zbulohet edhe një tifoz i tenisit, ndërsa në mbrëmjen e së premtes nuk ka ndjekur rivalin kryesor për titull, por diçka tjetër. Të paktën, kjo është ajo që thotë Stefano Pioli, ndërsa skuadra e tij shkon drejt ndeshjes delikate të sotme në orën 20:45 në fushën e Veronës. i duhet patjetër që të mos humbasë, pse jo që të fitojë, në mënyrë që Interi të mbahet larg. Pikërisht, Pioli u pyet për Interin, nëse e kishte ndjekur ndeshjen e fituar nga zikaltërit 4-2 në “San Siro” ndaj Empolit. “Jo, nuk e ndoqa Interin, – tha ai, – së pari ndoqa për së dyti pamjet filmike të stërvitjes sonë, dhe pastaj pashë një ndeshje të madhe të tenisit. Alkarazi është një fenomen”. Spanjolli Alkaraz mundi patriotin e tij të madh, Nadal, në ndeshjen që ndoqi Pioli.

Sfidanti.al